
Alvaro Morata do të vazhdojë të jetë pjesë e Atletico Madrid edhe pas vitit 2020.
Klubi madrilen arriti marrëveshjen me Chelsean për blerjen përfundimtare të kartonit të sulmuesit spanjoll i cili në shumë raste shprehu dëshirën e tij për të qëndruar në kryeqytetin spanjoll në radhët e Los Colchoneros.
Akordi mes klubeve parashikon që Atletico Madrid të kryejë pagesën për kartonin e Moratës pikërisht në 1 korrik të 2020 kur përfundon edhe kontrata e huazimit të futbollistit. Në të vërtetë Chelsea kërkoi që ta kthejë sulmuesin 26 vjecar në Stamford Bridge që këtë verë, por në fund triumfoi dëshira e klubit spanjoll dhe e vetë futbollistit për të qëndruar në vendin iberik.
Për momentin nuk dihen shifrat zyrtare të kësaj marrëveshjeve, por sipas asaj që është publikuar vazhduimisht te e përditshmja AS, Atletico Madrid ishte gati të paguante për Moratën vlerën e 55 milionë Eurove
Top Channel