Kosova ndryshe nga Shqipëria, ka edhe një shans për të shkuar direkt në Botëror, ja çfarë thonë përllogaritjet…
Ivi Kaso, Sekretar për Çështje Zgjedhore në PD, ka publikuar shifrat që, sipas tij, tregojnë manipulimin e pjesëmarrjes në votimet e 30 qershorit. Sipas PD-së, falsfkimi nuk lëviz me 1 përqind, por me 5, 10, 20, 30 dhe mbi 40 përqind.
Partia opozitare, e cila braktisi zgjedhjet lokale, denoncon se manipulimi i pjesëmarrjes në bashkinë e Finiqit, në jug të vendit, ka arritur në 41%, e ndjekur nga bashkia e Urës Vajgurore me 35% dhe bashkia e Beratit me 27%.
Po sipas PD-së, manipulimi në Durrës ishte 18%, në Shkodër 7% dhe në Vlorë 5%.
Deklarata e Ivi Kasos
Gjatë këtyre ditëve, Partia Demokratike ka njohur opinionin publik me operacionin kriminal të Edi Ramës për të manipuluar pjesëmarrjen e votuesve në farsën e paligjshme të 30 Qershorit.
Për të mbuluar dështimin, braktisjen, refuzimin e 85 përqind të shqiptarëve, Edi Ramës i duhej të ruante me letra rezultatin e 2017-ës.
Për këtë, ai përdori Denar Bibën, 3 persona të tjerë të Komisionit Qendror të Vjedhjeve dhe qindra komisionerë për të mbushur kutitë, duke rritur artificalisht numrin e pjesëmarrësve. Ai mbushi kutitë me plot 280 mijë vota, duke u rikonfirmuar si Babloku i madh i skemës së vjedhjes së votave dhe një person që përsërit krimin elektoral sa herë ka votime.
Por operacioni kriminal i manipulimit të numrit të votuesve të 30 Qershorit megjithëse ka qenë i planifikuar, ka lënë gjurmë.
Për të justifikuar ndryshimin me plot 66 mijë vota të shtuara brenda 24 orësh vetëm sipas shifrave të KQZ, njëri nga anëtarët e bandës në KQZ, Bledar Skënderaj, deklaroi publikisht se gabimi mes rezultatit të parë dhe atij final ishte vetëm 1.3 përqind.
Në të vërtetë, kjo është një deklaratë e rreme, njësoj si shifrat e Edi Ramës për pjesëmarrjen e shqiptarëve në votime.
Gjithmonë, duke marrë në konsideratë të dhënat e fallsifikuara të vetë KQZ-së, ndryshimi i pjesëmarrjes nga deklarimet e mbrëmjes së 30 Qershorit tek finalja, është i drastik për 1/3 e bashkive të vendit.
Fallsfkimi nuk lëviz me 1 përqind, por me 5, 10, 20, 30 dhe 40 përqind.
Pra janë mbi 20 bashki, me mbi 5 përqind të fallsfifikimit mbi manipulimin e së dielës nga Komisioni Qendror i Vjedhjeve.
Është 1 e treta e bashkive ku janë shtuar më shumë se gjysma e votave, për arsyen e vetme që Kryeministri në minorancë, Edi Rama, të mbulojë dështimin, refuzimin, braktisjen e madhe të 30 Qershorit.
Në fakt operacioni kriminal ka qënë shumë më i rëndë. Vetëm në Tiranë manipuloi dhe shtoi rreth 60 mijë votues.
Kjo është arsyeja pse Komisioni Qendror i Vjedhjeve nuk ka hedhur në sistemin online të dhënat e operatorëve për pjesëmarrjen dhe, akoma, 5 ditë pas 30 Qershorit nuk ka publikuar rezultatet qendër per qendër.
Ky është një krim masiv elektoral dhe shpërdorim detyre i kryer nga Denar Biba dhe shumë kriminelë të tjerë pjesë e administratës së Komisionit, që kanë guxuar me lehtësi dhunimin e rëndë të ligjit, Kushtetutës dhe demokracisë.
Top Channel