Kosova ndryshe nga Shqipëria, ka edhe një shans për të shkuar direkt në Botëror, ja çfarë thonë përllogaritjet… Thirrjen për të marrë me vete fëmijët në protestën kombëtare të opozitës, Lulzim Basha e përsëriti sërish.
Ajo e 8 korrikut do të jetë protesta e parë pas zgjedhjeve, ndaj mesazhi kryesor, të cilin e bëri publik vetë kryetari demokrat, do të jetë ajo që ndodhi më 30 qershor.
Me herët Partia Demokratike denoncoi me pamje filmike mbushjen e kutive të votimit, në Kavajë, nga komisionerë të Partisë Socialiste.
“Mund ta shihni ka edhe badge-n e anëtarit të Komisionit, plotësojnë fletën e votimit komisionerët dhe mbushin kutitë më pas ulet tek tryeza e komisionit. Ky komisioner dhe të gjithë këta komisionerë do të mbajnë përgjegjësi penale për veprën penale të mbushjes së kutive.
Identifikojnë zgjedhësit pasi marrin informacionin telefonikisht; marrin të dhënat dhe kartën e identitetit të zgjedhësve që nuk vijnë dot të votojnë, përfshi edhe emigrantë, dhe këtë gjë e bëjnë në mënyrë individuale, në mënyrë që të kontrollojnë fluksin e votimit, por siç e shihni, aty nuk ka asnjë votues të paraqitur”, ka thënë Oerd Bylykbashi.
Në një tjetër dalje, demokratët bënë publike 20 bashkitë, që sipas saj pjesëmarrja u ndryshua nga 5 përqind deri ne 45 përqind.
“Gjithmonë, duke marrë në konsideratë të dhënat e falsifikuara të vetë KQZ-së, ndryshimi i pjesëmarrjes nga deklarimet e mbrëmjes së 30 Qershorit tek finalja, është i drastik për 1/3 e bashkive të vendit. Falsfkimi nuk lëviz me 1 përqind, por me 5, 10, 20, 30 dhe 40 përqind”, është shprehur në fjalën e tij Ivi Kasa.
Në daljen e tretë, brenda ditës, demokratët dënuan kërcënimin e kryetarit të KQZ.
Edi Paloka pasi bëri përgjegjës Kryeministrin, kërkoi arrestimin e autorit.
Top Channel