Myslimanët e Kinës: Shkollat e Xinjiang përdorën për të ndarë fëmijët nga familjet

05/07/2019 02:06

Sipas një hulumtimi të fundit, Kina ndan me dashje fëmijët e muslimanëve nga familjet, besimi dhe gjuha në rajonin e saj të largët perëndimor të Xinjiangit.

Të dhënat tregojnë se në një vendbanim vetëm më shumë se 400 fëmijë kanë humbur jo vetëm një, por të dy prindërit në format e internimit, qoftë në kampe ose në burg.

Janë bërë vlerësime formale për të përcaktuar nëse fëmijët kanë nevojë për “kujdes të centralizuar”.

Krahas përpjekjeve për të transformuar identitetin e të rriturve të Xinjiangut, provat tregojnë një fushatë paralele për të hequr sistematikisht fëmijët nga rrënjët e tyre.

Kjo fushatë ka sjellë edhe fushatën tjetër në Kinë e cila po ndiqet me ritme të shpejta, që është ajo e ndërtimit të konvikteve

Top Channel