Një pamje e tillë e mrekullueshme nuk mund të lihet pa shfrytëzuar. Pak plazh lumor dhe pak peshkim është një mënyrë ideale për të kaluar ditët e nxehta të verës sidomos për ata që nuk duan t’i ndahen traditës.
Nuk janë të paktë elbasanasit që nuk i ndahem luginës së Shkumbinit. Grupe shoqërore, por edhe familjarë kanë zgjedhur këto peisazhe të cilat na i kanë zili edhe miqtë.
“Unë jam e interesuar për historinë. Ju jeni krenarë për besimin tuaj, për kishat dhe xhamitë. Vizituam një kishë dje, njerëzit puthinin ikonat, ne nuk e kemi këtë zakon në Angli, më pas ndëzin qirinj dhe ecin mbrapsht. Është një vend interesant dhe shumë i bukur. Njerëzit janë miqësor dhe hotelet janë shumë të mira”, thotë një turiste huaj.
Këtu çdo gjë flet me përshpërimën e erës dhe freskinë e lumit. Orët e nxehta humbin pikun e tyre ndërsa koha duket se kalon më shpejt.
Top Channel