Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar për përplasjen me armë zjarri në Kavajë, ku një kalimtar ka mbetur i vdekur dhe katër persona kanë mbetur të plagosur.
Alibeaj thotë se “një qytetar u vra sot në Kavajë, sepse krimi nuk e ka më frikë qeverinë sepse ajo është thjesht zgjatim i tij.”
“Një qytetar u vra sot në Kavajë, ndërsa ishte duke blerë buke. Në mes të qytetit, në mes të ditës, përplasjet me armë terrorizojnë qytetarët. Krimi nuk e ka më frikë Qeverinë sepse ajo është thjesht zgjatim i tij! Policia është e zënë me arrestime politike pasi krimi ka imunitet nga pushteti në Shqipëri. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjarëve tëRamazan Hasalliut. Shërim të shpejtë të plagosurve”, thotë Alibeaj.
Edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar për ngjarjen duke kërkuar zbardhjen e saj dhe angazhimin e policisë në sigurinë e rendit.
“Lufta” në Kavajë/ Viktima kishte dalë për të blerë bukë, disa të tjerë të plagosur
Top Channel