Në akuzat apo replikat e fundit mes liderëve politikë është shprehja “frikë nga reforma në drejtësi”, por për deputetin Muslim Murrizi të gjitha palët kanë frikë nga kjo reformë, pasi nuk është më në dorë të politikës.
I ftuar në studion e “Top Talk”, Murrizi theksoi se edhe konfliktet e fundit mes Metës, Ramës dhe Bashës bëhen me qëllim që të zhbëjnë reformën në Drejtësi.
“Kjo reformë është një projekt-pilot në Shqipëri, ku BE dhe SHBA, gjetën një shpikje për të krijuar një drejtësi jashtë sallës së Parlamentit. Reforma nuk drejtohet dot më nga të dyja palët politike, nëse do e bëjnë dot mirë, unë kam rezerva. Reforma në drejtësi tashmë është jashtë duarve të politikës. Halli përbashkët i liderëve politikë është: Hajde zihemi dhe ishalla kthehemi në gjendjen 0 për ta prishur atë që bëmë. Edhe Rama është pjesë e kësaj loje”, tha Murrizi.
I pyetur nëse a është i frikësuar edhe kryeministri Rama nga reforma në drejtësi, Murrizi u përgjigj: “Për mua po”.
Top Channel