Hollanda ka shkuar për herë të parë në finalen e Kupës së botës për Femra ku do të përballet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat më parë mundën Anglinë.

‘Tulipanet’ mundën 1 me 0 Suedinë, me një gol të shënuar nga mesfushorja e Manchester United, Jackie Groenen’s në minutën e 99 pasi koha e rregullt u mbyll me rezultatin 0-0.

Hollanda e dominoi të gjithë ndeshjen, ku mbajti topin, krijoi më shumë raste shënimi sesa kundërshtari i saj. Kjo shihet edhe nga statistikat që tregohen në foton e mëposhtme.

Finalja mes Hollandës dhe Amerikës do të zhvillohet të të dielën në stadiumin Stade de Lyon.

Top Channel