Wake Up/ Personat që kanë nevojë për syze janë më inteligjentë

03/07/2019 13:12

Një studim skocez ka konfirmuar se personat që mbajnë syze janë më të mençur se të tjerët.

Ky hulumtim zbuloi se personat me nivel të lartë inteligjence në shumicën e rasteve janë ata që kanë syze, duke theksuar se bëjnë dhe jetë më të shëndetshme. Duket si shaka, por në fakt nuk është, pasi studimi i kryer është i plotë dhe shumë serioz. Universiteti i Edinburgut e ka zbuluar këtë rezultat përmes revistës prestigjioze shkencore Nature Communications. Ekipi që është marrë me këtë studim ka mbledhur informacione për më shumë se 300 mijë njerëz. Pjesëmarrësit duhej të paraqitnin mostra të gjakut dhe indeve për analizën e ADN-së. Pas kësaj, ata u përgjigjën disa pyetësorëve dhe iu nënshtruan testeve të dizajnuara për të matur aftësitë njohëse. Në këtë mënyrë u verifikua se personat që kishin inteligjencë më të madhe kishin 28% më shumë nevojë për syze. Një tjetër fakt interesant gjatë këtij vëzhgimi ishte se njerëzit më inteligjentë kanë më pak shanse për të patur sulme në zemër ose hipertension. Në fakt gjithmonë është menduar se persona që kanë syze janë më të zgjuar, pasi ata shpenzojnë më shumë kohë në libra apo kompjutera.

Top Channel