Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Komisionit Evropian për të refuzuar rikthimin e vizave me Shqipërinë. Rama thotë se vendimi u mor ashtu siç ishte thënë nga Qeveria shqiptare, pasi Shqipëria nuk ka shkelur asnjë kriter.
Komisioni refuzon Holandën, vizat për Shqipërinë nuk rikthehen
“Ja dhe vizat s’u rikthyen siç predikuan e trumpetuan lajmësit e qametit që s’ndodhi! Komisioni Europian e refuzoi kërkesën e qeverisë holandeze dhe e vërteta doli fiks siç ishte kur e thamë e shumëkush s’e besoi: Vizat nuk rikthehen sepse Shqipëria s’ka shkelur asnjë kriter”, shprehet Rama.
Komisioni Evropian njoftoi sot se ka refuzuar kërkesën e Holandës sepse vendi ynë nuk ka përmbushur kriteret për rikthimin e vizave, gjithsesi theksohet se do të monitorojë nga afër përmbushjen e standardeve nga Shqipëria.
Top Channel