Opozita i kthehet protestave javën e ardhshme. Lulzim Basha e njoftoi organizimin e protestës së 10 kombëtare pas takimit me kryetarët e degëve të PD në rrethe.

Më herët ai takoi për të dytën ditë radhazi edhe kryebashkiakët demokratë, dy prej të cilëve thanë se nuk i lirojnë zyrat.

“Nuk ka shanse të lirojmë zyrat, këto nuk janë zgjedhje. Zyrat i lirojmë nëse vjen një kryetar legjitim”—tha i pari i bashkisë së Kamzës.

“Do ta lirojmë zyrën kur të vijë pasardhësi jonë i zgjedhur sipas ligjit. Kur të ketë zgjedhje jo votime, këto votime nuk i njohim. Ky është vendim i marrë, i bërë i ditur edhe nga opozita nga kryetari, ky është një vendim që e kemi shprehur disa herë këto janë zgjedhje farsë, nul nuk do të njihen. Do vazhdojmë të qëndrojmë në detyrën tonë.

Nëse do të vijë të fitojë në zgjedhjet e tjera, ne do ta mirëpresim do t’i dorëzojmë shiritin sipas rregullave. Nuk mbaj me dhunë asnjë zyrë, por do t’i shërbejmë qytetarëve.Nuk është problemi nëse e kërkon Basha apo dikush tjetër, zgjedhjet janë nul, janë votime për partinë socialiste. Kandidati ka marrë 13 % të votave, aq janë vetë anëtarë të PS-së. ai është kryetari i militantëve të PS-së në atë zonë, nuk është i qytetarëve”-theksoi Agron Kapllanaj i Mallakstrës.

Ndërkohë kryebashkiaku i Lezhës kishte një qëndrim më të moderuar

“Do ketë një vendim nëse do i lirojmë zyrat apo jo”-tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA