Kanë shënuar një shifër të pabesueshme golash të dy së bashku në Serinë A, por askush nuk i do. Juventus dhe Inter po përballen këtë verë me mundësinë e një shitjeje të detyruar për Gonzalo Higuain dhe Mauro Ikardin, dy sulmuesit argjentinas që në kampionatin italian kanë tundur rrjetën 239 herë, por janë jashtë planeve për të ardhmen.
Futbollistët për të cilët shumë klube mund të bënin çmenduri para pak sezonesh, tani e shohin veten të tepërt, dhe në një lojë virtuale shahu me klubet dhe menaxherët e tyre, për të gjetur një ekip të ri.
Gonzalo Higuain u rikthye në bazë pas një aventure plot oshilacione te Milan dhe te Celsi. Bomberi argjentinas kërkon të mbetet te Juve me të njëjtin trajner që kishte në Londër, por askush nuk e do pavarësisht se Higuain këërkon të luajë shanset e tij për formacionin titullar.
Ndërkohë te Inter, Mauro Ikardi e sheh veten në një luftë të hapur me klubin dhe tifozët. Keqkuptimet, mesazhet në rrjetet sociale aspak të këndshme, gruaja agjente polemizuese dhe lufta e brendshme me lojtarët kroatë në skuadër e bëjnë divorcin të pashmangshëm.
Por vlera e tij ka rënë ndjeshëm. Nëse dikush ishte gati të paguante 1 vit më parë 150 milionë Euro, tani për argjentinasin nuk ofrohet as gjysma. Si Higuain ashtu dhe Ikardi marrin gjithashtu paga të çmendura në klubet respektive, dhe kanë kontrata që mund ti lejojnë edhe qëndrimin pushim, deri në gjetjen e një skuadre që do të pranojë kapricot e tyre.
Top Channel