Producentja e njohur, Sabina Kodra, ishte pjesë e panelit të “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, ku u diskutua mania për blerje të shtrenjta dhe reklamimi i tyre në rrjetet sociale.

Producentja e njohur, Sabina Kodra, ishte pjesë e panelit të “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, ku u diskutua mania për blerje të shtrenjta dhe reklamimi i tyre në rrjetet sociale.

E gjithë biseda mori shkas nga një postim që Sabina kishte bërë pak ditë më parë ne rrjetet sociale, ku shprehej se kishte më shumë se shtatë vjet me një çantë që kushtonte vetëm 25 euro.

Producentja e filmit të suksesshëm “Streha mes reve” tregoi hapur qendrimin e saj kundër shpenzimeve marramendëse për veshje e aksesorë, duke i konsideruar tërësisht qesharake postimet e luksit në rrjetet sociale.

Sabina gjithashtu pranoi se çmimi maksimal që ka paguar për një çantë është 100 euro dhe përtej kësaj vlere nuk do paguante asnjëherë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA