Erion Veliaj drejt mandatit të dytë, shkëputet ndjeshëm ndaj kundërshtarit
01/07/2019 05:56
Dje qytetarët e Shqipërsië në mbarë vendin votuan për të zgjedhur 61 kryebashkiakët që do drejtojnë për gjatë këtyre 4 viteve. Procesi i numërimit të votave vazhdoi gjatë gjithë natës pa pasur probleme.
Erion Veliaj është pranë një mandati të dytë. Deri më tani për Bashkinë e Tiranës janë numëruar 395 kuti votimi nga 919 që janë në total.
Nga votat e numëruara deri tani, Veliaj ka marrë 64613 vota, ndërsa kundërshtari i tij, Arben Skenderaj mori 4253 vota.
Veliaj është shkëputur ndjeshëm ndaj rivalit të tij.
Top Channel