Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike rezultatet e votimit të 30 qershorit në 61 bashkitë e vendit. 21.6% është pjesëmarrja në rang vendi, sipas KQZ-së. Ndërkohë, sa i përket bashkive, në disa prej tyre ka patur një pjesëmarrje shumë të ulët saqë mund të flitet edhe për bojkot.
Pjesëmarrja më e ulët është regjistruar në bashkinë e Lezhës, ku në votime morën pjesë vetëm 8.93% e qytetarëve. Dy bashkitë e tjera me pjesëmarrjen më të ulët janë ato të Memaliajt dhe Shkodrës, me nga 9.01% dhe 9.67%. Pjesëmarrje të ulët ka patur edhe në bashkitë e Kamzës, Dropullit, Finiqit, Kavajës dhe Durrësit.
Sa i përket bashkisë me pjesëmarrjen më të lartë në votime, rezulton së në Pustec kanë votuar 55% e qytetarëve. Bashkia minoritare maqedonase është vetmja ku pjesëmarrja e ka tejkaluar shifrën e 40%. Pusteci nga bashkia e Librazhdit me 37.52% dhe bashkia e Tepelenës me 36.59%. Pjesëmarrje të konsiderueshme ka patur edhe në Klos, Poliçan dhe Kolonjë.
Në bashkinë e Tiranës pjesëmarrja ka qenë në 25.86%.
Top Channel