Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) Znj. Besa Shahini ka votuar sot pranë qendrës së votimit në shkollën 9-vjeçare “At Zef Pllumi” në Tiranë.
Bashkë me Ministren ishte edhe bashkëshorti i saj Z. Dardan Molliqaj, të cilët janë edhe votues për herë të parë në një proces zgjedhjesh në Shqipëri.
Znj. Shahini nënvizon rëndësinë e zgjedhjeve këtë vit:
“Sivjet, zgjedhjet janë me rëndësi më të madhe se zakonisht, duke marrë parasysh edhe situatën e krijuar nga opozita e vetë përjashtuar dhe vendimet jo-legjitime të presidentit që u munduan ta dëmtojnë këtë institucion kyç të demokracisë”.
“Sot votova në mbrojtje të këtij institucioni, në mbrojtje të demokracisë dhe për Shqipërinë në Bashkimin Europian”, theksoi ndër të tjera Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini.
Top Channel