Wake Up/ “Ajo” i rikthehet muzikës. Bashkëpunon me artistë të nominuar për Oscar dhe Emmy

28/06/2019 13:14

Vjollca Robelli Mripa (emri i artit “AJO”), rikthehet pas shumë vitesh mungesë, në tregun muzikor shqiptar me këngën titulluar “Besa”.

Këngëtarja e cila prej vitesh ka ndërtuar karrierën e saj në Londër po punon për të nxjerrë albumin e saj të parë. Ajo tha se është mbështetur fort në elementë të kulturës dhe traditës shqiptare dhe se qëllimi i saj është që të prezantojë muzikën shqiptare në botë. Në këngën “Besa” që ajo e prezantoi për herë të parë në Wake Up, këngëtarja përcjell mesazhin e ruajtjes së disa prej traditave që na identifikojnë ne si komb. Ajo ndërthur mjaft bukur elementë të kulturës sonë me muzikën xhaz. Kjo këngë do të pasohet me një album, i cili do të lancohet në muajin shtator. Për këtë album ajo ka bashkëpunuar me emra të njohur në industrinë e muzikës në Angli, siç është Andrew Phillips i nominuar për Oscar dhe Emmy dhe producentin Max Gilkes i nominuar për Grammy dhe Mercury.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA