Tabaku: Punonjësit e administratës po shantazhohen për të marrë pjesë në votimet moniste të 30 qershorit

28/06/2019 14:46

“Punonjësit e administratës dhe të kompanive shtetërore po shantazhohen në mënyrë kriminale dhe antidemokratike për të marrë pjesë në votimet moniste të 30 qershorit’, kështu tha demokratja Jorida Tabaku në një deklaratë nga selia blu.

“Mesazhe zanore, urdhra verbale, formularë detyrues që shkelin të drejtat kushtetuese të u janë dhënë njerëzve të administratës, duke i paralajmëruar që mosdalja në votime të dielën, do të shoqërohet të hënën me largim nga puna”, thotë ajo më tej.

Tabaku ndër të tjera thotë se PD dhe Opozita janë të vendosur për ta refuzuar këtë farsë elektorale, siç ata e quajnë.

DEKLARATË E JORIDA TABAKUT

Edi Rama edhe kur është i vetëm në votime, nuk mund të rrijë pa i manipuluar ato, megjithëse kontrollon gjithçka vetë – kontrollon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, listat e zgjedhësve, komisionet zonale, qendrat e votimit, numërimin e votave, madje edhe vëzhguesit.

Një nga mjetet e manipulimit është presioni ndaj administratës publike për të marrë pjesë forcërisht në votime. Një presion i njëjtë me atë që shqiptarët dëgjuan që ishte ushtruar në votimet e pjesshme të Dibrës e në çdo palë zgjedhje që ka organizuar kjo qeveri.

Punonjësit e administratës dhe të kompanive shtetërore po shantazhohen në mënyrë kriminale dhe antidemokratike për të marrë pjesë në votimet moniste të 30 qershorit.

Mesazhe zanore, urdhra verbale, formularë detyrues që shkelin të drejtat kushtetuese të u janë dhënë njerëzve të administratës, duke i paralajmëruar që mosdalja në votime të dielën, do të shoqërohet të hënën me largim nga puna.

Është e njëjta gjë bënte Pjerin Ndreu në zgjedhjet e Dibrës, i dalë në përgjimet e gazetës gjermane Bild.

Skema kriminale e detyrimit të paraqitjes me dhunë është e tillë që detyron këta individë që të marrin me vete të paktën 5 persona të tjerë në votime. Emrat e tyre janë në formularët e shpërndarë punonjësve në çdo bashki të vendit të kontrolluar nga Partia Socialiste, në çdo ministri dhe institucion varësie prej tyre, madje e kanë shtrirë edhe në bizneset private, që kontrollojnë nëpërmjet tenderave korruptivë.

Të kërcënosh një nënë, një baba me vendin e punës është njësoj si t’I kërcënosh ata se do t;u heqësh bukën e fëmijëve. Është njësoj si t’i kesh kërcënuar me jetën e tyre.

Përdorimi i burimeve shtetërore dhe presioni i administatrës janë evidentuar si problemet kyç në zgjedhjet e shkuara të organizuara nga Edi Rama dhe OSBE/ODIHR, i përfshiu ato si prioritetin numër tre, të rekomandimeve në zgjehdjet e 2017-ës, pas blerjes së votës.

Partia Demokratike beson fuqimisht se faktet e presionit kriminal ndaj administratës do të zënë vend sërish në raportin e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR.

Të nderuar qytetarë,
Demokracia është shpresë se nesër guximi ynë për të refuzuar shantazhin kriminal që po ushtrohet sot ndaj familjarëve, do të krijojë një Shqipëri më të mirë.

Guxoni, refuzoni, denonconi çdo rast të tillë.

PD dhe Opozita janë të vendosur për ta refuzuar këtë farsë elektorale. Te gjithë së bashku duhet te bëjmë gjithçka per te garantuar shqiptareve zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Një proces që vjen vetëm pasi armiku i tyre, armiku I demokracisë të jetë larguar me turp.

Sot është e sigurt se me Edi Ramen nuk ka zgjedhje te lira dhe te ndershme, nuk ka hapje negociatash.

Demokracia është guxim për t’i thënë jo të keqes dhe diktaturës. Dhe shqiptarët do ta bëjnë këtë dielën!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA