Top Talk/ Mazhoranca e vendosur, pas 30 qershorit Meta drejt shkarkimit

27/06/2019 16:36

Kërkesa për shkarkimin e Presidentit Meta po shkon drejt miratimit, e sipas kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla kjo pritet të ndodhë brenda këtij sesioni parlamentar.

I ftuar në Top Talk, ai theksoi se Meta ka shkelur rëndë Kushtetutën e për këtë do të vijohet me procedurën që do të sjellë edhe shkarkimin e Presidentit Meta.

“Ky President me këto çmenduri ka shkelur rëndë Kushtetutën, ashtu siç edhe ka identifikuar 55 deputetë që kanë nisur një procedurë për shkarkimin e këtij Presidenti. Kujtoj se pas zgjedhjeve të 30 qershorit, Kuvendi ka për të ngritur edhe Komisionin që do të hetojë shkeljet e Presidentit Meta dhe në fund të këtij procesi Kuvendi do të votojë edhe shkarkimin e Presidentit”, tha Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA