Maratona e mbledhjes së firmave për ligjin e Sportit në Kosovë, ka vendosur në axhendën e Kuventit pikërisht këtë temë, me iniciativën e deputetit Bekim Haxhiu që insiston në domosdoshmërinë e aplikimit të tij.
Për herë të tretë do të tentohet projektligji për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave dhe votimi i amendamentit 5 që mundëson harmonizimin dhe funksionalizimin e Ligjit për Sponsorizime. Nga kjo do të përfitonin klubet e futbollit dhe shumë federata të sporteve të tjera.
Mosvotimi i këtij projektligji nga ana e deputetëve të opozitës ka marrë kritika të shumta nga sportistët, për diçka që ata insistojnë se i hap rrugë investimit në sportin kosovar.
Në seancën e javës së kaluar projektligji për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave dhe amendamenti i propozuar nga deputeti Bekim Haxhiu nuk kishte arritur që të kalonte.
Vetëm pak ditë më parë, atletët e Kosovës që shkëlqyen në Lojërat Europiane të Minskut, kërkuan kalimin e këtij projektligji.
Top Channel