Edhe Brazili e ka një Lionel Messi. Bëhet fjalë për vogëlushin 6 vjeçar, Lionel Messi Maier Dos Santos që ka marrë emrin e yllit të Argjentinës dhe të Barcelonës dhe të cilin ai e takoi në stadiumin e Porto Alegres, Beira Rio Stadium duke bërë kështu ëndrrën e tij realitet.
Nëna e tij, Lisiana Maier bën prezantimin e vogëlushit që duket se ka lindur me pasionin e futbollit me 37-vjeçaren që vuri në dukje disa ngjashmëri të djalit të saj me kapitenin e përfaqësueses argjentinase për sa i përket karakterit.
“Ai quhet Lionel Messi është i apasionuar pas futbollit dhe e admiron futbollin e luajtur nga Leo, kështu që ne i bëmë homazhin këtij lojtari duke i vënë emrin e tij djalit tonë. Lioneli ynë ka talent dhe qetësinë e Messit dhe nuk punon vetëm për gjuajtjet me këmbën e majtë, nëna ime po e ndihmon që të gjuajë topin me të dyja këmbët”, është shprehur nëna e tij.
Lionel Messi brazilian është tashmë pjesë e një skuadre futbolli, Rabelos që ka si trajner Eduardo Marcos Silva i cili e konsideron 6 vjeçarin si një element të rëndësishëm të skuadrës së tij.
Top Channel