Wake Up/ Filonid Aliu, kardiologu i muzikës rock: I këndoj shpirtit dhe jo fasadës
26/06/2019 12:48
Këngëtari shqiptar nga Kumanova e Maqedonisë ka filluar të merret me muzikë kur ishte 11 vjeç dhe më pas në moshën 15 vjeç sëbashku me disa shokë krijoi grupin “Eternity” me të cilët luante muzikë “rock”.
Projekti i tij i ri titullohet “Kështu siç je” dhe prej tre javësh është pjesë e artistëve në The Top List. Filonid Aliu & Band ka marrë pjesë në disa festivale brenda dhe jashtë vendit dhe kyç për ta është interpretimi i muzikës live. Ai me profesion është mjek i specializuar në degën e “Kardiologjisë”, por muzika mbetet pasioni i tij më i madh.
Top Channel