Moderatorja simpatike, Lei Kraja, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur rreth angazhimit të saj më të ri në emisionin sportiv të verës si edhe për të zbuluar më tepër nga jeta personale.
Lei tregoi se është natyrë shumë e ndjeshme dhe në situata të ndryshme bëhet edhe pak dramatike, madje ka raste që përfundon edhe duke qarë.
E njëjta gjë i kishte ndodhur edhe sot, vetëm pak orë përpara se të mbërrinte në studiot e Top Channel. Bukuroshja tregoi se kishte lënë rregullimin e fustanit për moment të fundit, e nga frika se do të bëhej vonë për të arritur në kohë në emision, kishte nisur të qante.
“Jam dramë, jam tipike gaforre, që qan për çdo lloj gjëje”, tha ajo.
Top Channel