Greqi/ Mashtronin qytetarët duke u hequr si punonjës të kompanive të energjisë elektrike, dy 21-vjeçarë përvetësojnë mbi 210 mijë euro 14/11 15:45
Lionel Messi iranian është në telashe. Sipas medias vendase, Reza Parastesh ka përfituar nga ngjashmëria e madhe me yllin e futbollit argjentinas për të fituar zemrat e 23 vajzave duke kryer edhe raporte seksuale me to.
Një lajm ky që nuk është pritur aspak mirë nga vetë protagonisti që e mohoi në mënyrë kategorike.
“Është publikuar një lajm i tmerrshëm” -tha Messi iranian.
“Ju lutem mos luani me reputacionin dhe besueshmërinë e njerëzve. Nëse lajmi do të ishte i vërtetë do të isha në burg tani, besomëni. Tani do të bëj gjithçka që të luftoj nëpërmjet ligjit ata që më njollosin emrin”, është shprehur ai.
Top Channel