Wake Up/ Eksperti A. Sulçe: Sigurimi i pronës nuk kushton më shumë se një kafe në ditë

25/06/2019 12:04

Shqiptarët duket se po ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë për të siguruar pronën apo shtëpinë e tyre përballë zjarrit apo rreziqeve të tjera natyrore.

Goditja e rëndë e para pak ditëve që pësoi Korça nga tërmetet, ku u shkatërruan dhjetëra banesa, solli në vëmendje sigurimin e pronës, si një formë për të rikuperuar gjithçka pas fatkeqësive.

Autoriteti i Mbikqëqyrjes Financiare raporton se të dhënat e shoqërive që veprojnë në tregun e sigurimeve, flasin për një rritje të sigurimit të pronës nga zjarri dhe rreziqe të tjera shtesë, në vitin 2018; një rritje që ka qenë mbi 9 % krahasuar me vitin 2017.

Ky ritëm rritjeje është si për numrin e kontratave të nënshkruara ashtu edhe për volumin e primeve të shkruara bruto. Sipas shoqërive të sigurimit, ndër objektet e siguruara, 75% e tyre u takon shtëpive të banimit dhe 25% e godinave të siguruara janë objekte biznesi.

Top Channel