Një shtëpi luksi ajo e Dukeshës Meghan dhe Princit Harry. Punimet për rikonstruktimin e “Frogmore Cottage”, ku Harry dhe Megan kanë shkuar të jetojnë, pas largimit nga pallati Kensington, kanë kushtuar 2.4 milionë stërlina ose rreth 2.7 milionë euro.
Por, nuk është ky i vetmi shpenzim marramendës i bërë nga Harry dhe mbi të gjitha nga Megan, koleksioni i bizhuterive të së cilës duket se vlen 671 mijë euro. Të gjitha këto me shpenzimet e taksapaguesve britanikë. Për pritjen e dukëve, “Frogmore Cottage” ka bërë një ndryshim rrënjësor.
Pesë apartamentet që e përbënin janë eleminuar për të krijuar një shtëpi të vetme, gjigante. Janë ndërtuar tualete të reja dhe janë ndryshuar dyshemetë e tavanet. Ka zëra që flasin se ata duan të krijojnë edhe një zonë për joga dhe një hapësirë të dedikuar nënës dhe fëmijës.
E gjithë kjo, pa marrë parasysh ndërhyrjet në peisazh dhe mirëmbajtjen e parkut. Nënshtetasit e mbretëreshës ankohen edhe për shpenzimet e çmendura të Meghan, për bizhuteritë e çmuara që i pëlqen ti shpalosë në çdo rast dhe për veshje të kushtueshme që i përdor në çdo dalje publike, ndryshe nga kunata Kejt, që shpesh zgjedh të riciklojë veshje dhe të mbajë madje veshje të një çmimi të lirë.
Edhe festa e stilit “Nju Jorkez” para lindjes së foshnjës, prej 350 mijë stërlinash ka bërë që shumë britanikë të rrudhin vetullat. Por një gjë duhet sqaruar, Megan e ka paguar atë nga xhepi i vet.
Top Channel