Këngëtari i njohur Trim Jetullahu, ishte i ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, nga ku tregoi prapaskenat e këngës së fundit “Sonte” dhe zbuloi pak nga projektet e verës.
Pas një kohe të gjatë pa bashkëpunime, Trimi tregoi se ka gati jo një, por tre të tillë dhe me shumë mundësi njërin do e publikojë këtë verë.
Këngëtari nuk preferoi të zbulonte emra, por sfida gjatë bisedës zbuloi rastësisht më shumë.
Ai u vu përballë emrave të njohur të artisteve shqiptare me të cilat do të bashkëpunonte dhe prej tyre zgjodhi Dhuratën, Ronelën, Tayna-n, Dafinën dhe Beatrix-in.
Më pas konfirmoi se pikërisht me një nga këto këngëtare do e ketë bashkëpunimin e radhës. Na mbetet vetëm të presim për të zbuluar se cila do të jetë ajo.
Top Channel