Kur flitet për bestytni Anxhela Peristeri është e para që i beson. Teksa ishte në “E Diell” kuptuam që ajo jo vetëm i besonte, por ka pasur dhe eksperienca të çuditshme prej hajmalive apo objekteve që largojne “syrin e keq”.
“Thonë se kur fut një gjethe dafine në portofol ke fat dhe të vijnë të ardhura të shumta. Unë kam vuajtur gjithmonë nga syri i keq dhe u jap gjithmonë këshilla të tjerëve sesi të mbrohen. Rradha i erdhi mikut tim Aurel Thëllimi kur shkuam për të kënduar në një koncert në Zvicër që të këpuste një gjethe dafine dhe ta merrte me vete” shpjegon Peristeri.
Por çfarë ndodhi në të vërtetë?
“Kaloj unë e para ndërkohë policia mban Aurelin sepse pa gjethen e dafinës të futur në portofol. U ktheva për ta ndihmuar dhe i thoja autoriteteve që është për fat” kujton duke qeshur Anxhela.
Përtej sikletit që i kaploi në ato momente, këngëtarja ishte e vendosur deri në fund që ta mbronte mikun e saj.
“Më tej polici gjen po prapë brenda në portofol zhivë të mbështjellë me leckë. U detyrova të bëja kryqin sikurse edhe t`i shpjegoja diçka nga feja muslimane me gjeste dhe zë, por hiç! Ndërkohë Aureli vjen nga ana tjetër dhe këndon “Aleluja”. Më në fund pas gjithë këtyre shpjegimeve policët u sqaruan dhe ne kaluam të qetë” rrëfen Anxhela duke pohuar se sa herë e kujton me miqtë, shkrihen gazit nga të qeshurat.
Top Channel