Ndoj në orbitën e Milan
21/06/2019 06:02
Mesfushori i kombëtares shqiptare Emanuel Ndoji është një ndër lojtarët nën vëzhgimin e Milanit për sezonin e ardhshëm.
Gjithësesi klubi i tij aktual Breshia, ka plane të tjera për të, duke u përpjekur që ta bëjë pjesë të një shkëmbimi me Palermon për Slobodan Rajkovic.
Një ngërç në momentin më të mirë të tij që me sa duket po bllokohet nga mosmarrëveshjet e menaxherit të tij Gufredi dhe presidenti të klubit Celino, i cili duket t’i ketë kërkuar edhe të heqë dorë nga menaxheri i tij lojtarit kuqezi.
Top Channel