22 studentëve nuk u njihet diploma. Rektorati: Ta kishin parë para se ta tërhiqnin!

21/06/2019 21:00

22 studentë të Fakultetit Ekonomik, nuk i gëzojnë dot diplomat, madje as nuk i njihen jashtë vendit, pasi sekretarja gjatë plotësimit ka bërë një gabim njerëzor, duke shënuar 0 në vend të katër viteve. Njëra prej studentëve është ankuar në Fiks Fare, pasi nuk ka patur të mundur të regjistrohet në universitete të huaja se nuk e njohin vërtetimin dublikatë që i ka lëshuar rektorati. Ligji nuk e parashikon që të pajisen me një diplomë të saktë, pasi studentët duhet ta kishin kapur gabimin ditën që kanë tërhequr diplomën.

Intervistë me Loreida Metaj e cila ka mbaruar studimet në Fakultetin Ekonomik Dega Financë. Ajo tregon se si është refuzuar nga tre universitete të huaja,pasi diploma e saj kishte një gabim dhe universitet nuk i njohin vërtetimin e lëshuar nga rektorati. Ajo tregon se e vuri re gabimin pak ditë pasi e kishte tërhequr. Kishte vajtur për ta ndryshuar, por i kishin thënë që kjo diplomë do asgjësohej, me komision dhe asaj do t’i jepej një vërtetim në vend të saj.

Vërtetim që nuk ja njeh njeri jashtë vendit dhe ajo sot po penalizohet për një gabim që nuk ka ardhur nga ajo vetë. Pasi është ankuar tek portali “ Shqipëria që duam”, aty është informuar se ishin rreth 22 studentë të cilëve i ishte bërë i njëjti gabim në diplomë dhe asnjëri nuk e kish kapur në kohë.

Por Rektorati fajëson vetë studenten e cila në momentin e tërheqjes së diplomës duhet ta kishte parë gabimin, në të kundërt edhe pse gabimi është bërë nga sekretarja ajo s’ka të drejtë ligjërisht të pajiset me një tjetër diplomë.

Fiks Fare së bashku me Loreidën shkojmë tek Rektorati, por që askush nuk i pret. Loreida tregon se pas këmbënguljes së saj, kur rektor u vendos një zëvendësues i Konit arriti të merrte një vërtetim diplome. Por sipas saj nuk i ka bërë punë dhe nuk është pranuar nga universiteti i huaj ku ka aplikuar.

Fiks Fare iu drejtua me kërkesa edhe Rektoratit edhe Ministrisë së Arsimit ku në përgjigjet a tyre ata cituan se nuk ka asnjë të drejtë ligjore të pajiset me një diplomë të dytë, pasi gabimin duhet ta kishte kapur që në momentin që e mori pa dalë akoma nga sekretaria.

Ndërsa Ministria e Arsimit thotë se është duke pritur sqarime nga Rektorati, por ky i fundit mesa duket nuk ka ndërmend që t’i zgjidhë problemin jo vetëm Loreidës, por as 22 studentëve të tjerë edhe pse gabimi nuk ka ardhur si pasojë e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA