Një problematikë e shtuar gjatë stinës së nxehtë janë goditjet nga dielli. I nxehti mund ta komplikojë situatën e pacientëve që vuajnë nga hipertensioni, nga problemet e zemrës dhe insuficienca renale, ose që përdorin ilaçe që përkeqësojnë efektet e goditjes së të nxehtit.
E natyrisht përballë kësaj situate , autoritet shëndetësore kanë rritur vigjilencën duke nisur një fushatë sensibilizimi me këshilla për kategori të ndryshme sociale.
Sepse edhe vitet e kaluara rritja e temperaturave nuk ka kaluar pa pasoja , ka pasur edhe persona të cilët si pasojë e komplikacioneve ndikuar nga rritja e tyre kanë humbur dhe jetën, ndërkohë që Europa apo shtete të tjera të botës janë përballur me një numër të lartë viktimash nga valët e të nxehtit.
Shpesh shihen të moshuarit apo fëmijët, kontigjenti më në risk, por në fakt sipas autoriteteve të shëndetësisë të gjithë duhet të ndjekin këshillat e nevojshme.
Top Channel