Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka vendosur të shtyjë ditën e fundit të mësimit në disa shkolla që përdoren si KZAZ. Duke iu referuar ngjarjes së djeshme në Shkodër, ku shkollës “Shejnza Juka” iu vu flaka me qëllim shkatërrimin e materialeve zgjedhore, Shahini thotë se vendimi për shtyrjen e mësimit u mor edhe për shkak të paralajmërimit se ngjarja mund të përsëritet në shkolla të tjera të vendit.
“Dita e fundit e mësimit është ditë e gëzueshme për nxënësit, të cilët kanë mbyllur mësimet, përshëndeten me shoqet e shokët dhe fillojnë pushimet. Por dhuna e ushtruar nga PD dje në shkollat e Shkodrës dhe paralajmërimi për të tjera shkolla sot, na bëri të shtyjmë këtë ditë të dashur për nxënësit në këto shkolla”, deklaron Shahini.
Ministrja akuzon partitë opozitare se po kërkojnë të dhunojnë gjithçka që u del përpara dhe në këtë mënyrë të vijnë në pushtet.
“Më vjen keq që partitë e pashpresa, në sajë të dëshpërimit të tyre elektoral, po dhunojnë gjithçka që u del përpara! Por me dhunë nuk merret pushteti dhe këtë fakt shpresoj ta kuptojnë sa më parë”, thotë Shahini.
Zjarri në KZAZ-n në Shkodër dhe përplasjet në Tropojë, policia arreston disa persona
Top Channel