Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar të turpshme ngjarjen e ndodhur dje në Shkodër, me djegien e materialeve zgjedhore brenda shkollës “Shejnza Juka”. Gjatë një takimi me banorë të Tiranës, ku i pranishëm ishte edhe kandidati për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, Rama tha se opozita po bën përpjekje të dëshpëruara, por do të dështojnë sepse nuk e kanë popullin me vete.

“Ajo e Shkodrës dje ishte e turpshme. Është e gjitha një përpjekje e dëshpëruar sepse nuk kanë mundësi të bëjnë më shumë sepse nuk kanë popullin me vete. Është e qëllimshme e gjitha, për televizion, për ta çuar jashtë dhe për të krijuar idenë se ky vend nuk meriton të respektohet dhe të hapen negociatat”, tha Rama.

Kryeministri paralajmëroi edhe ashpërsimin e Kodit Penal për personat që do të tentojnë të dëmtojnë qendrat e votimit më 30 qershor, kur mazhoranca ka vendosur të hyjë në zgjedhjet lokale, pavarësisht shfuqizimit nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA