Ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama, më 18 maj, ku mohonte se ishte pjesë e përgjimeve që gazeta gjermane ‘Bild’ ka siguruar nga dosjet 339 dhe 184 të Prokurorisë shqiptare.
Bëhet fjalë për artikullin e publikuar një muaj më parë nga Bild, ku Rama raportohej se kishte telefonuar kreun e një komisioni zgjedhor rajonal për të pyetur nëse zgjedhjet kishin shkuar ashtu siç ishte diskutuar. Përgjigja e drejtuesit të zgjedhjeve: “Po, shef, gjithçka siç e kemi diskutuar.”
Por audio e publikuar dje nga e njëjta gazetë, sipas Vasilit, tregon mashtrimin dhe imoralitetin e kryeministrit Rama.
Përgjimet e reja të “Bild”, publikohet telefonata e kryeministrit Rama
“Një muaj më parë në 18 maj 2019, Edi Rama gënjente dhe deklaronte se në përgjime nuk ishte ai, se nuk ishte gjuha dhe mënyra e të folurit te tij. Faktet e nxjerra nga BILD tregonin qartë se ishte ai vetë drejtuesi, frymëzuesi, paguesi dhe përfituesi i kësaj grabitjeje kriminale të votave. Është e qartë për të gjithë shqiptarët pavarësisht se cilën parti votojnë se kryeministër më të shpëlarë moralisht se Edi Rama nuk ka pasur. I jargavitur, pa karakter, gënjeshtar i pacipë dhe moralshprishur, ky është kryeministri që u ka zënë derën shqiptarëve”, shkruan Vasili.
Gazetari gjerman replikon me Ramën: Padi sepse kam fyer “lartmadhërinë”? Kasetat janë origjinale
Top Channel