Pas vendimit të BE për shtyrjen e vendimit për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka reaguar kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Në një konferencë për mediat, Basha tha se vendimi i BE ishte i pritshëm, por edhe një vendimi i trishtë për vendin.

  Vendimi i negociatave në tetor/ Hahn: Disa vende skeptike për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Sipas Bashës, ka vetëm një përgjegjës për refuzimin e vazhdueshëm ndaj Shqipërisë dhe ai është Edi Rama.

Deklarata e plotë

Sot, Shqipërisë iu mohua për të tretën herë, nën qeverisjen Rama, hapja e negociatave për anëtarësim me BE. Edhe pse i pritshëm,është një lajm i hidhur për ne shqiptarët, që, edhe 30 vjet pas rënies së komunizmit, vazhdojmë të mbetemi vendi më i izoluar nga Europa.

Edhe më i rëndë është fakti se, më shumë se një refuzim i përkohshëm i negociatave, sot, ne shqiptarëve, po na vihet në dyshim aftësia për të përqafuar dhe jetuar sipas standarteve dhe vlerave europiane.

Propaganda e Edi Ramës dhe mercenarëve të tij, do të përpiqet ta mohojë refuzimin.

Pasi do tw dështojnë ta mohojnë, do të përpiqen t’ia veshin fajin të tjerëve.

Edi Rama do të fajësojë Europën se ka probleme të vetat.

Do të fajësojë opozitën që nuk rri urtë para keqqeverisjes së tij.

Do të fajësojë gjysmën e botës.

Do të fajësojë edhe popullin e vet.

Nuk do të fajësojë vetëm një njeri: Edi Ramën.

Mos u gënjeni nga propaganda e tij. Ka vetëm një përgjegjës për refuzimin e vazhdueshëm ndaj Shqipërisë: Është qeveria dhe Edi Rama.

Ka vetëm një arsye pse na janë mbyllur dyert e Europës: korrupsioni dhe krimi.

Negociatat sot do tw ishin hapur, nëse Shqipëria nuk do të kishte qeverinë më të korruptuar në Europë, nëse Shqipëria nuk do të ishte zonë e lirë e drogës dhe e krimit

Sikur Edi Rama të kishte bërë 6 punë kryesore, sot do të ishim duke negociuar me Europën.

Mos dëgjoni helmin antieuropian që përhap Edi Rama duke ju thënë se Europianët janë racistë, se europianët nuk na duan.

Europa në këto tre dekada është sjellë si nënë e dashur me shqiptarët. Ajo na ka mbajtur me bukë kur na kërcënonte uria në vitet 90-të, ajo na dha asistencë dhe dije, kur sapo dilnim nga errësira e komunizmit, ajo na dhuroi miliarda, që të ndërtonim spitale, shkolla e rrugë.

Europa na hoqi vizat, që të ishim të lirë në gjirin e saj.

Europianët na hapën dyert në cdo qytet e fshat, kur migruam drej tyre.

Europianët nuk janë kundër Shqipërisë. Ata janë kundër krimit.

Europianët nuk kanë frikë nga shqiptarët. Ata kanë frikë nga droga.

Europianët nuk duan të mbajnë larg shqiptarë. Ata duan të mbajnë larg qeveritarët e korruptuar.

o Sikur Shqipëria të mos ishte kanabizuar, sikur Shqipëria të mos ishte qendër e drogës, sot do të ishim duke negociuar.

o Sikur Saimir Tahirët, Elvis Roshët, Vangjush Dakot, Damian Gjiknurët të ishin në burg dhe jo të lirë dhe në majat e politikës, ne do të ishim duke negociuar.

o Sikur drejtorët dhe burokratët t’u shërbenin njerëzve, në vend që të vidhnin vota për partinë, do të ishim duke negociuar.

o Sikur në vend të fasadave, të kishim ndërtuar porte dhe rrugë, do të ishim duke negociuar.

o Sikur në bregdet të ishin duke investuar kompanitë europiane dhe jo oligarkët grabitqarë dhe kriminelët që pastrojnë paratë e drogës, do të ishim duke negociuar.

Mbi të gjitha,

Sikur të kishim zgjedhje të lira, sot do ishim duke negociuar.

Liria e popullit për të zgjedhur qeverinë që do, është burimi i lirive politike

dhe demokracisë europiane. Fatkeqwsisht, Shqipëria sot është shumë larg këtij standarti themelor europian.

Zbulimet e javëve të fundit të gazetës gjermane BILD kanë nxjerrë në pah një realitet të errët kriminal të konspiracionit midis botës së krimit dhe Partisë Socialiste kundër demokraicsë, lirisë dhe rendit kushtetues në Shqipëri.

Ky bashkëpunim kriminal e ka shkrirë krimin, qeverinë, administratën dhe Partinë Socialiste në një të vetme. Kjo aleancë është një rrezik i qartë jo vetëm për demokracinë, por edhe për stabilitetin dhe sigurinë punlike dhe kombëtare të vendit.

Po në vend që ky realitet të alarmonte çdo shqiptar, përtej preferencave politike dhe interesave të tjera, ka një përpjekje të koordinuar, sistematike dhe të gjithanshme për ta kaluar atë pa reaguar. Thjesht, si edhe një skandal më shumë në vazhdën e skandaleve që jemi mësuar, si një gjë që nuk kemi se cfarë t’i bëjmë, ndaj duhet ta lëmë të kalojë.

Fatkeqësisht, si shoqëri, ne riciklojmë shpesh të keqen dhe nuk arrijmë dot të bëjmë hapa të sigurtë përpara.

Kushdo ka shpjegimin e vet pse sillemi kështu, por një nga arsyet pse e keqja tek ne përsëritet është sepse ne nuk reflektojmë mbi të, nuk përpiqemi të kuptojmë së çfarë bëmë keq dhe të mësojmë nga gabimet për të mos e përsëritur më.

Mungesa e reflektimit dhe humbja e busullës morale e ka normalizuar të keqen mes nesh dhe vrarë reagimin tonë ndaj saj.

Qeverisja e Edi Ramës ka qenë një seri pa fund skandalesh dhe krimesh, por ne i kemi lënë ato të kalojnë pa reaguar.

Edhe përpjekjet e opozitës, e vetmja që nuk ka heshtur, shpesh janë përqeshur dhe janë shpërfillur. Kjo ka thelluar të keqen dhe, siç treguan skandalet e fundit, duket se kemi prekur fundin.

Nëse nuk do të reagojmë tani, e keqja do të sundojë mbi këdo, në politikë, ekonomi dhe shoqëri.

Nuk duhet dhe nuk do ta lejojmë këtë gjë. Këtë herë nuk do të kalojë si më parë. Kjo gjendje nuk duhet të kalojë pa sjellë ndryshim të thellë.
Shumë njerëz pyesin: po cila është zgjidhja?

Përgjigjia e vetme është: drejtësia. Ndëshkimi i të gjithë atyre që kanë bashkëpunuar në mënyrë kriminale për vjedhjen e votës. Vetëm kështu do të mbyllim kapitullin famëkeq të manipulimit të zgjedhjeve.

Zgjidhja e vetme është: ndëshkim përmes drejtësisë.

Kur miratuam reformën në drejtësi, ne e kishim seriozisht dhe ishim të bindur se një drejtësi e pastër dhe e pavarur është zgjidhja që na duhet, sepse thelbi i problemeve tona si shoqëri është pandëshkueshmëria, është fakti që politikanët, të pasurit dhe të fortit janë mbi ligjin, janë vetë ligji, kurse njerëzit e thjeshtë janë viktimat, që nuk i mbron as ligji dhe asgjë.

Pandëshkueshmëria e politikanëve dhe e kriminelëve duhet të mbarojë dhe do të mbarojë tani.

Fatkeqësisht, drejtësia po mungon në Shqipëri. Fatkeqësisht, ajo që prisnim nga reforma në drejtësi, është rrënuar nga kapja e drejtësisë nga Edi Rama. Por kjo nuk mund të zgjasë më, sepse nga kjo krizë nuk mund të dilet duke ruajtur pandëshkueshmërinë.

Këtë herë kthimi në normalitetin politik, kalon nga dhomat e burgut për politikanët e lidhur me krimin dhe politikanët e korruptuar.

Këto ditë po dëgjoj histori dhe propozime nga më të çuditshmet për daljen nga kriza. Po dëgjoj të riciklohen teori dhe sllogane që në Shqipëri kanë dështuar plot herë për të kuruar dhe parandaluar krizat, sepse ato kanë vënë pazarin mbi parimin, sepse ato kanë devijuar nga rruga e ligjit, nga rruga e drejtësisë.

Shteti i së drejtës, barazia para ligjit, është e vetmja garanci për lirinë, demokracinë dhe mirëqeverisjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA