Presidenca përmes një njoftimi për mediat thotë se presidenti Ilir Meta, po ndjek me shqetësim të thellë rrezikun e rivendosjes së regjimit të vizave Shengen për Shqipërinë.
“Pas depozitimit të kërkesës së Holandës për pezullimin e vizave drejtuar Komisionit Evropian, njoftimi i djeshëm i Komisionerit për Migrim, Punët e Brendshme dhe Shtetësi, z. Dimitris Avramopoulos që paralajmëronte ndërmarrjen e masave ndaj Shqipërisë, krahas Venezuelës dhe Kolumbisë, është një kambanë alarmi për të gjithë”, ka shkruar Presidenti i vendit, Z.Meta.
Për këtë situatë presidenti Ili Meta i drejton një kërkesë institucioneve.
“U bëj thirrje , të gjitha institucioneve shtetërore përgjegjëse të ndjekin me prioritet absolut këtë çështje që mbart një ndjeshmëri të madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë. Bëj thirrje, të merren urgjentisht të gjitha masat e nevojshme duke mos neglizhuar apo anashkaluar asnjë përgjegjësi që do të dëmtonte dhe prapësonte këtë liri të fituar të shqiptarëve.”
Shqetësimit të presidentit për çështjen e vizave iu përgjigj kryeministri Edi Rama. Në një mesazh në Twitter ai thotë:
“Ilir Meta mos shqetësohet për rikthimin e vizave (vizat nuk ka asnjë shans të rikthehen) po të shqetësohet për vizën qe i ka vënë figurës së kreut të shtetit, duke u bërë pjesë e frontit politik kundër zgjedhjeve dhe kundër drejtësisë! Ky front kundër Shqipërisë thotë kryeministri në fund të mesazhit do dështojë me turp.”
Komisioneri evropian per emigracionin Dimitris Avramopulos doli me një paralajmërim te hapur nëse shtohen hyrjet legale per azil, BE-ja do te marre hapa. Dhe ne mesin e vendeve te cilave u drejtohej me se pari mesazhi I tij, e qe e kane pasur shume te theksuar tendencën e emigracionit, është dhe Shqipëria.
Në katër muajt e pare te vitit, numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve nga vendi ynë ne BE u rrit me 30 përqind, në 7,138. Avramopulos u bëri thirrje shteteve të prekura që të respektojnë rregullat për të cilat është rënë dakord. Nëse ato nuk e pengojnë keqpërdorimin e vizave dhe rritet edhe më tej numri i kërkesave të paargumentuara për azil, blloku mund të pezullojë regjimin pa viza për shtete të veçanta, deklaroi ai.
Top Channel