Dëmtimi që Daniel Craig mori në muajin maj gjatë xhirimeve të “Bond 25”, ishte i rëndë dhe shkaktoi mjaft shqetësim. Por aktori i famshëm duket se e ka marrë veten mjaft mirë dhe është gati të kthehet në shesh-xhirim.

Një foto në llogarinë e tij në Instagram e tregon duke u stërvitur në palestër, edhe pse këmben e ka ende me protezë mbrojtëse.

“Bond 25” duket nuk nisi me këmbë shumë të mbarë: në fillim Craig që e lëndoi keq kaviljen gjatë një skene aksion në Xhamajka e pastaj një figurant u plagos gjatë një skene shpërthimi, ta realizuar pranë studiove Pinewood në Angli.

Kasti i filmit të shumëpritur përfshin emra të rinj për këtë seri, si fituesi i çmimit Oskar,  Rami Malek, që do të jetë personazhi kryesor negativ, ndërsa rikthehen Ben Whishaw, Lea Seydoux, Naomie Harris e Ralph Fiennes.

Raportet në shtypin e huaj tregojnë se “Bond 25”, i cili vjen me regji të Cary Fukunaga, do të ndjekë udhëtimin e agjentit më të famshëm të botes pas largimit të tij nga MI6. Miku i vjetër Felix Leiter kërkon ndihmën e tij për gjetjen e një shkencëtari të zhdukur dhe 007-ës do t’i duhet sigurisht, të kaloje nëpër peripeci e rreziqe të paimagjinueshme!

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA