Keni marrë ndonjëherë mesazhe në shishe dhe a jeni kurioz të dini si ka lindur kjo lloj tradite? Në një plazh australian deti nxori një mesazh në një shishe që ka udhëtuar 132 vjet (rekordi i mëparshëm ka qenë 108 vjet).
Për të tilla mesazhe ka pasur gjithnjë interes shumë të veçantë (të cilat nuk kanë të bëjnë me kërkesa për ndihmë nga një person në situatë rreziku), pasi me anë të tyre bëheshin thirrje për të marrë pjesë në eksperimente të ndryshme të shkencës që zhvilloheshin asokohe.
Sot këtë mënyrë ne mund të gjykojmë si mjaft origjinale, por nga ana tjetër tregon gjithashtu se si shkenca ka punuar në atë kohë, pa internet, Twitter dhe smartphones. E imagjinoni dot atë periudhë?
I pari që ka dhënë një mesazh me shishe në det më 12 qershor 1886 ka qenë Bark, anëtarë i Observatorit Detar Gjerman, një institucion që nga viti 1864 dhe deri në vitin 1933 lançoi mijëra mesazhe në shishe për të përcaktuar rrymat e oqeanit. Çdo shishe përmbante një fletë të mbështjellë me datën dhe koordinatat e nisjes: me “lutjen e kthimit”, për ata që e gjenin, të plotësuar me datën dhe vendin e zbulimit, në konsullatën më të afërt gjermane. Me anë të kësaj mënyre ata përcaktonin rrymat për të ndjekur rrugë më të sigurta dhe të shpejta.
Edhe pse kanë kaluar 132 vjet mesazhi i shishes së gjendur në Australi është ende i lexueshëm. Përveç të dhënave që kush e ka dërguar në të shkruhej: “Ata që e gjejnë janë të ftuar të dërgojnë letrën në shishe në Observatorin Detar të Gjermanisë në Hamburg ose në konsullatën më të afërt për t’u kthyer në të njëjtën agjenci pas plotësimit të informacionit në anën e pasme”. Kjo shishe dhe ky mesazhi aktualisht ruhen në muzeun e Perthit në Australi.
Top Channel