Partizan i ka zgjedhur italianin Franko Ledra si trajnerin e ri me të cilin do të vijojë rrugëtimin drejt kupave të europës dhe sezonin e ardhshëm si kampion në fuqi. Ledra do të pasojë një punë shumë të mirë të bërë nga Skënder Gega në vitin e shkuar, duke firmosur një kotratë vetëm 1-vjecare me të kuqt er kryeqytetit.

“Për mua është një kënaqësi e madhe që ndodhem këtu. Vend i cili është i afërt edhe nga ana kulturore me Italinë. Jam krenar që do të përfaqësoj këtë klub.

Specifikisht nuk është se e njihja Partizanin, por gjithsesi mund të them kam njohuri. Objektivi ynë primar është të përgatitim ndeshjet e Champions, i pari është të përgatitim sa më mirë ndeshjen. Duke folur me Olsin dhe presidentin, objektivi ynë është të krijojmë mentalitet stil e imazh për skuadrën.

Nëpërmjet punës, idesë së futbollit për rritjen e tij. Më bën të ndihem krenar që do drejtoj një skuadër kampione. Gjithsecili ka mënyrën e vetë të punës, shpresojmë që të jemi në të njëjta nivele sezonin e ardhshëm dhe të synojmë titullin. Dua të përgëzoj trajnerin e mëparshëm Gega”, tha Franko Lerda / trajner i Partizanit.

Për 51-vjecarin kjo është eksperienca e parë që ka jashtë Italisë, ndërkohë që në vendin e tij ai ka drejtuar kryesisht skuadra të Serisë B, si Torinon kur ajo ishte në kategorine e dyte apo Lecen, duke mos arritur t’i ngjisë ato në Serinë A. Gjithashtu Lerda është trajneri i 4-t italian i Partizanit në epokën e presidentit Demi, pas Andrea Agostinellit, Adolfo Sormanit dhe Mark Iulianos, të cilët nuk kanë patur eksperiencë shumë të mirë.

“Do punojmë! Nuk mund të flas për problemet që kanë pasur bashkëkombësit e mi më përpara. Secili ka stilin e tij të interpretimit të gjërave, gjithçka bëhet nëpërmjet punës. Nuk ka gjë të lehtë në jetë. Projekti që më ofruan drejtuesit ishte shumë ambicioz. Unë jam një njeri ambicioz.

Vij në një realitet të panjohur por ekzistojnë mundësitë për të eliminuar ato që cilësohen si pengesa. Për momentin nuk kam asnjë lojtar specifik që i kam kërkuar drejtuesve. Me merkaton do të merret drejtori Olsi Rama. E di që do vijnë lojtarë, me kalimin e kohës do jem këshilltar”, tha Franko Lerda / trajner i Partizanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA