Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vazhdon turin e fushatës elektorale. Aktualisht Rama ndodhet në Pustec.
Rama u tha qytetarëve se qeveria do bëj çmos për t’i mbështetur dhe se është i vetëdijshëm për problematikat e zonës.
“Pusteci ka qytetarë që respektojnë ligjin. Kandidati është i dalë nga komuniteti juaj. Kjo është zgjidhja më e mirë. Në Pustec po mbështesim kandidatin tuaj. Shqipëria është në një moment historik. Shqipëria pret hapjet e negociatave në Bashkimin Europian. Do bëjmë kthesë ekonomike dhe ndryshimi do të jetë i dukshëm kur të drejtojmë ne, ashtu siç e kemi bërë në të gjitha bashkitë që drejtojmë ne”- tha Rama.
Kryeministri u ndal të fliste pak edhe për minoritetin e Maqedonisë së Veriut.
“Kur bëhet fjalë për minoritetet nuk bëhet fjalë për numrin. Maqedonia e Veriut është është fqinji mik i Shqipërisë. Dy vendet tona respektojnë njëri-tjetrin”- tha kryeministri.
Top Channel