Në Poloni një në shtatë certifikata të lëshuara për paaftësi në punë, i përkasin problemeve me shtyllën kurrizore. Edhe në Shqipëri problemet e kolonës zënë një vend të konsiderueshëm sa i përket pacientëve.

Rreth 6-7 % e pacientëve që marrin Kemp, janë vetëm sa i përket problemeve të shtyllës kurrizore. Prej vitit 2010, problemet muskulo-skeletale, janë përgjegjëset kryesore për dizabilitet, ku qafa dhe mesi, zënë gati 70% të këtij dizabiliteti.

Madje, është e sigurtë që me ndryshimet demografike, sidomos me plakjen e popullsise dhe me mënyrën e jetesës, problematikat shëndetësore të lidhura me problemet e shpinës dhe shtyllës kurrizore do të vijnë në rritje. Edhe kërkesa për shërbime shëndetësore për këto problematika, do të vije gjithashtu në rritje.

Problematikat e shtyllës kurrizore dhe dhimbja e lidhur me to, janë një problem i madh shëndetësor social dhe ekonomik. Kryesisht janë aksidentet rrugore, aksidentet në punë dhe traumat e ndryshme si shkaktar të dëmtimit të shtyllës kurrizore.

Puna në profesione me lodhje fizike si; ndërtim, punët në bujqësi, punët që lidhen me ngarkesa apo edhe pozicionet e punës vetëm ulur, sjellin deformim të shtyllës kurrizore. Por si bëhet trajtimi për problemet kurizore? Si ndihmon ndërhyrja me endoskopi për trajtim? Si është situata në zyrat e Kempit? Po dieta e shëndetshme për kockat cila është? Gjithçka në Hipokrati, sonte ora 18:20 në Top Channel!

Top Channel