Pse ankohen shqiptarët dhe pse të huajt? Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi flet për TCH: Heqje nga puna për bindje politike
Tani nuk ka më asnjë dyshim, Maurizio Sarri do të jetë trajneri i ri i Juventusit. Ditën e djeshme, në aksin Milano-Londër ka pasur zhvillime të shumta, që u konkretizuan me arritjen e marrëveshjes që do të sjellë Sarrin në Torino.
Kështu në kryeqytetin anglez ishte vetë Sarri që po firmoste zgjidhjen e kontratës me Chelsean, ku londinezët do të përfitojnë rreth 5 milionë euro, ndërsa në Milano ishte Drejtori Sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ai që punonte me menaxherin e ish trajnerit të Napolit, Fali Ramadani.
Palët kanë rënë dakord për të firmosur një kontratë dy vjeçare, me opsion rinovimi për një të tretë, në rast se bashkëpunimi do të shkojë në nivelin e pritshmërive, ndërsa tashmë ka mbetur vetëm zyrtarizimi Sarrit në stolin bardhezi.
Top Channel