Në një ditë të ngjeshur me takime elektorale,nga Roskoveci, Kryeministri Edi Rama tregoi se çfarë do të ndodh sipas tij me opozitën në 1 korrik.

“Deri në 30 qershor mund të zgjohesh me ëndrrën rama ik, në 1 korrik, do te fillojë Luli ik. Dhe do e fillojnë ata, kështu që në një farë mënyre kjo është një lindje e vështirë nga pikëpamja e zgjedhjeve por është edhe vigjilja e një rilindje për vetë opozitën dhe partinë demokratike”-tha Edi Rama.

Ndërsa në Mallakastër, gjatë kohës që kreu i qeverisë mbante fjalën e tij, pak metra më larg, mbështetësit e opozitës protestuan.

“Ata cingiët që janë atje matanë do ta bëjnë 97, ata të shkretët i kanë mbledhur aty, dhe atyre duhet ti ndihmojmë, t’ju themi të bëjnë kujdes se ata që ju kanë nxjerrë aty kanë hall tjetër, që nuk është halli juaj”-tha kryeministri Rama.

Në takimin elektoral në Patos, Rama pati edhe një mesazh për kryebashkiakët demokrat të cilët i drejtuan letra KQZ për të liruar qendrat e votimit.

“Mos shikoni hallin e këtyre të katërtve por shikoni ligjin, mos ju referoni Lulit e Monikes, e as kapsollave të Ilir Metës. Ata kanë një hall të madh që nuk është halli juaj. Nuk ishte PS që ju nxorri nga gara, ishin ata. Mos ju përgjuni , ata duhet të përgjigjen para jush, se pse e katandisen PD në një karroc që humbet shpejtësi dhe hap pas hapi bie rrugëve”-tha Rama.

Dekretin e presidentiti për anulimin e zgjedhjeve në 30 qershor, Rama e cilësoi një marrëzi.

“Ju e keni dëgjuar që sidomos Ilir Meta i fryn vazhdimisht përplasjes së popullit, 97, është shumë i shqetësuar deri sa në mes të fushatës bëri një marrëzi duke fshirë firmën e tij me firmë e tij. Nëse Ilir Meta është i shqetësuar, ti thote Monikës të qetësohet, ti thotë edhe Berishës ti thotë Lulit të qetësohet dhe nuk del njeri më në rrugë. Në 30 qershor ne do të bëjmë zgjedhje”- tha Kryeministri Edi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA