Kryeministri Edi Rama ka komentuar ngjarjet e fundit në Gjirin e Omanit, ku dy anije cisternë u sulmuan me mina. Pasi Uashingtoni bëri përgjegjës Republikën Islamike të Iranit për ngjarjen, edhe kryeministri shqiptar ka ndjekur të njejtën linjë me aleatin strategjik.

“Këto sulme në Gjirin e Omanit janë një kërcënim serioz për paqen ndërkombëtare dhe sigurinë e energjisë. Shqipëria qëndron e vendosur me Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kundër asaj që duket të jetë një provokim tipik i projektuar nga Irani për të përshkallëzuar tensionet”, shkruan Rama në ‘Twitter’.

SHBA-të kanë publikuar një video që, sipas tyre, tregon rojet revolucionare iraniane teksa përpiqen të largojnë një minë të pashpërthyer pranë njërës prej cisternave të dëmtuara.

Sa i përket marrëdhënieve të Shqipërisë me Iranin, ato janë tensionuar për shkak të vendimit të Tiranës për të pranuar më shumë se 3000 muxhahedinë, grup i konsideruar terrorist nga Teherani.

Në dhjetor të 2018-ës u dëbua në Shqipëria ambasadori i Iranit, Gholamhossein Mohammadnia, i cili u akuzua se kishte kryer veprimtari në kundërshtim me statusin diplomatik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA