Nga Anglia sa vijnë dhe shtohen zërat se Paul Pogba do largohet nga Manchester United.

Sipas raportimeve të fundit francezi dëshiron që të trasferohet tek Real Madrid. Real deri tani ka blerë 4 lojtarë: Hazard, Mendy, Jovic dhe Militao dhe i duhet të largojë disa lojtarë nga ekipi për shkak të numrit të madh të lojtarëve.

Problemi tjetër është edhe Fair-Play financiar. Vlera e katër blerjeve të Real-it i kalon 300 milion euro dhe blerja e Pogbas mund ti nxirrte probleme Realit me rregullat e UEFA-s.

Nga Italia Juventus kërkon që Pogba të kthehet në Seria A. Juventus ka një projekt shumë ambicioz dhe e shikon 26 vjeçarin si pjesë të këtij projekti. Tek Real apo Juventus mbetet për tu parë, por largimi i Pogba nga Manchester United është e sigurtë thonë mediat angleze.

Top Channel