
24/02 22:34
Trupa e Portokallisë u ndal në Lushnjë këtë të enjte. Si çdo verë edhe këtë vit, aktorët me batutat e humorit nga studiot e Top Channel zhvendosen në skenat e Portokallisë në qytetet e vendit.
Sipas vendit, kuvendi. Ndaj edhe skenari përshtatet me humorin tipik të çdo qyteti.
“Është një kënaqësi e madhe për ne. Të dhurojmë sa më shumë buzëqeshje në këto ditë, kur situata politike na e ka lodhur kokën”, tha Xhemi Shehu.
“Këta janë artdashës. Ndjehemi vërtetë shumë mirë, si në shtëpinë tonë”, u shpreh aktori Rezart Veleshnja.
Mijëra lushnjarë mbushën sheshin qendror për gati tre orë dhe duartrokitjet nuk reshtën për asnjë cast.
Top Channel