Thesari i Maharaxhave del ne ankand tek Christie’s

14/06/2019 19:25

Thika të dekoruara me margaritarë, karfica me diamant nga epoka e Maharaxhave, do të dalin në ankand në Kristi’s në Nju Jork.

Thesaret indiane që do të dalin nën çekiç, të etiketuara si madhështia e Maharaxhave, shtrihen në një hark kohor 500 vjeçar, nga fillimi i dinastisë Mughal e deri në ditët e sotme.

Zyrtarët e shtëpisë së ankandeve presin të thyejnë rekordin e shitjes së diamantit të
Elisabeth Taylorit, që kapi vlerën e rreth 8 milionë eurove në 2011.

Përfshihet në shitje edhe një diamant i Belle Epoque, Devant de Corsage, nga Cartier. Kapsja mban një diamant 34.08 karatësh, dhe një tjetër në formë ovale prej 23.55 karatësh, rrethuar nga diamante të tjerë më të vegjël, por të shumtë në numër.

Karfica vlerësohet se do të arrijë një vlerë prej 9-13 milionë eurosh. Një diamant 152.60 karatësh që dekoron një turban, nga 1907, mund të arrijë vlerën e 2 milionë eurove. Zyrtarët e Kristi’s thonë se në këtë ankand ka diçka për të gjithë, me çmime që variojnë nga 10 mijë deri në 10 milionë dollarë.

Top Channel