Dita e refugjatëve, instalacion gjigant në Paris

14/06/2019 18:48

Me rastin e ditës botërore të refugjatëve, artisti francez Saype, ka inauguruar projektin e tij “Përtej Mureve” në “Champ De Mars”, në Paris. Bëhet fjalë për një vepër arti 600 metra të gjatë që tregon një zinxhir njerëzor duarsh të ndërlidhura dhe është krijuar me bojë të biodegradueshme.

Pas Parisit, instalacioni do të bëjë një turne tre vjeçar në 20 qytete të ndryshme, mes të cilëve Gjeneva, Berlini, Londra, Belfasti dhe Buenos Aires.

Artisti, që me profesion është mjek, është frymëzuar nga puna e një organizate për shpëtimin e emigrantëve dhe motivi i ndërlidhjes së duarve është marrë nga fotografitë e emigrantëve dhe shpëtuesve të tyre.

Top Channel