Presidenti Ilir Meta ka vijuar takimet me krerët e partive të vogla opozitare pas dekretit që anulonte zgjedhjet e 30 qershorit.

Në një njoftim të bërë nga zyra e Presidencës, thuhet se Kreu i Shtetit në orën 12:45 do të takohet me kreun e partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhimën.

Ndërkohë paraditen e kësaj të enjteje Kreu i Shtetit është takuar me të ngarkuarën me punë e SHBA-ve, Leyla Moses-Ones. Zyrtarja amerikane, është paraqitur në Presidencë në orën 10:00 pa praninë e medieve.

Po sot Presidenti Ilir Meta ka njoftuar një konferencë për shtyp në orën 17:00.

Ndërkohë një ditë më parë Kreu i Shtetit zhvilloi takim me 5 aleatët e Bashës, krerët e partive të Grupimit të Qendrës së Djathtë, si edhe kreun e PDS, Paskal Milo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA