Iker Casillas - 1000 ndeshje

Iker Casillas është gati të varë dorezat në gozhdë. Sipas të përditshmes portugeze ‘O Jogo’, portieri spanjoll në të vërtetë ka vendosur që të mos u kthehet fushave të lojës pas infarktit të pësuar në 2 maj në seancën stërvitore të 2 majit.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje që flet me siguri për këtë çështje, Për Casillas tashmë është gati një vend në bordin drejtues të klubit të Portos, ndërkohë që vendin e tij në fushë me shumë gjasa do ta zërë Gianluigi Buffon.

Mësohet se presidenti i Portos, Pinto da Costa ia ka bërë tashmë ofertën Casillas për një rol drejtuesi në klub gjatë një darke pune. Casillas, tashmë 38 vjeçar, pas sukseseve të shumta si futbollist me Realin e Madridit, Portos dhe kombëtaren spanjolle, është gati të hapë një kapitull të ri në jetën e tij profesionale.

Palmaresi i tij flet vetë për triumfet e tij me 5 tituj në La Liga, 4 Superkupa të Spanjës, 2 Kupa të Mbretit, 1 titull në kampionatin portugez, 1 superkupë të Portugalisë, 3 Liga Kampionesh, 2 Superkupa Evropioane, 1 Kupë Interkontinentale, 1 Botëror Klubesh, 1 kupë bote dhe 2 Evropianë me Spanjën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA